Rruga e kishës së “Shna Ndout” – Rruga me ngrica, apel drejtuesve të respektojnë sinjalistikën

Përmirësimi i kushteve atmosferike, nuk e ka zgjidhur problematikën në rrugën e kishës së “Shna Ndout” në Laç, e cila vijon të ketë prezencë dëbore, pasi nuk është pastruar.
Megjithëse kjo është ditë e marte dhe besimtarë të shumtë udhëtojnë drejt kishës së Shna Ndout, lëvizja është mjaft e vështirë.
Pamjet tregojnë problematikën dhe faktin që vendorët e Kurbinit nuk kanë arritur ende të shohin të nevojshme ndërhyrjen që lejon pelegrinët (besimtarët) të kryejnë peligrinazhin e tyre.
Dy ditë më pare, në këtë rrugë pati aksidente me pasoja të shumta materiale. Apeli i specialistëve rrugorë u drejtohet shoferëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.