Categories: LajmeLajme nga Vendi

Rruga e Komanit “makth” për turistët / Mund të ndihmonte turizmin në zonë, faktikisht e penalizon dukshëm

Përbri liqenit shtrihet aksi rrugor Vau Dejës-Koman , me panoramën mahnitese e ndërthurur me ujin, mallet e gjelbërim, por fatkeqësisht renditet ndër akset më të rrezikshme në veri të vendit. Që prej ndërtimit në fund të viteve ‘70 ky aks nuk ka patur asnjëherë investime. Rruga është amortizuar në shumë segmente ka shkarje dherash, gërryerje në këmbët e urave dhe çarje asfalti

Rruga e ngushtë, me mungesë të theksuar sinjalistike horizontale dhe vertikale, një rrugë pa barriera anësore.Ndërkohë lapidarët me emrat e viktimave nga aksidentet rrugore i gjen gati për cdo 2 kilometër.

Turistët e shumtë që vizitojnë liqenin e Komanit, dhe lumin e Shalës thonë se natyra është e bukur por rruga shumë e amortizuar

Un vij nga Franca dhe është hera e parë për mua që vizitojë këtë zonë. Është një natyre e bukur, e qetë dhe pamje e liqenit është piktoreske.Por mungojnë investimet sepse rrugës kur erdhëm e patëm shumë të vështirë..

Për mua është një ndër vendet më të bukura që kam vizituar ndonjehere në  Shqipëri, por rruga me gropa dhe pa barriera anësore në disa vende ngjall shumë frikë sidomos për ne që vijmë  për herë të parë.

Entela Kolaj, Drejtore e Turizmit në Bashkinë e Vau-Dejësit  pranon se mungesa e investimeve ka penguar shumë turistët për të vizituar liqenin e Komanit,

Çdo ditë rruga vazhdon të amortizohet duke u bërë shumë e rrezikshme për ata që udhëtojnë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

12 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

1 day ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

1 day ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

1 day ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

1 day ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

2 days ago