Rruga e lënë gjysmake/ Banorët: U nis 6 vite më parë, apel për ta përfunduar

Asfaltimi i saj nisi 6 vite më parë, për t’u lënë në këtë gjendje. Banorët thonë se një pjesë të saj e kanë shtruar me zhavor me paratë e tyre, ndërsa segmenti qendror ka mbetur mes gropash. Edhe në këto ditë pranvere kanë mjaftuar pak reshje shiu që mënyra e vetme e qarkullimit të jenë çizmet. Shqetesimi më i madh i banorëve janë fëmijët të cilët në ditët me shi e kanë tejet të vështirë qarkullimin për në shkollë.Rrugën e lënë gjysmake 6 vite më parë, banorët apelojnë drejt pushtetit aktual vendor që t’a përfundojë.