Rruga e varrezave e amortizuar/Banorët: Prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje
Kjo është gjendja e rrugës pranë varrezave në Shkodër.
Prej shumë vitesh ky segment që lidh edhe fshatin Golem me pjesën tjetër me gjatësi rreth 200m vijon të jetë e amortizuar. Banorët të cilët kalojnë thonë se e kanë shumë të vështirë të kalojnë në këtë rrugë, kryesisht në ditët me shi pasi rruga bëhet e pakalueshme. Për shkak të një situate të tillë banorët tregojnë se shpesh herë janë të detyruar të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë. Pavarësisht se është trajtuar disa herë si problematikë mungesa e infrastrukturës në këtë rrugë, ende deri më tani nuk është marrë asnjë masë për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që këtij problemi mjaft shqetësues t’i jepet një zgjidhje sa më parë.