rruga varrezave
Infrastruktura mbetet problem në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës, e pikërisht në rrugën që të çon në varrezat e kësaj zone.
Ky segment rruge është bërë para disa vitesh, por për shkak të cilësisë së dobët të punimeve shtresat e asfaltit kanë pësuar çarje.
Në disa vende shembjet janë të dukshme, duke bërë që të vështirësohet lëvizja e mjeteve dhe banorëve, të cilët duhet të përcjellin të afërmit e tyre për në banesën e fundit.
Rruga ka një gjatësi prej dy kilometrash edhe është rikonstruktuar në vitin 2018 duke nisur nga qëndra e fshatit Stajka deri pranë varrezave të fshatit.Por tani, kur janë bërë 5 vite, ajo ka degraduar si mos më keq duke nxjerrë në pah punimet pa cilësi që kryhen, sepse duhet theksuar fakti se në këtë rrugë nuk ka qarkullim të vazhdueshëm përveç rasteve kur familjarët përcjellin në varreza të afërmit e tyre ose në raste përkujtimore.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.