Infrastruktura mbetet problem në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës, e pikërisht në rrugën që të çon në varrezat e kësaj zone.
Ky segment rruge është bërë para disa vitesh, por për shkak të cilësisë të dobët të punimeve, shtresat e asfaltit kanë pësuar çarje. Në disa vende shembjet janë të dukshme, duke bërë që të vështirësohet lëvizja e mjeteve dhe banorëve, të cilët duhet të përcjellin të afërmit e tyre për në banesën e fundit.
Rruga ka një gjatësi prej 2 kilometrash edhe është rikonstruktuar në vitin 2018 duke nisur nga qendra e fshatit Stajkë deri pranë varrezave të fshatit. Por tani, kur janë bërë 6 vite, ajo ka degraduar si mos më keq duke nxjerrë në pah punimet pa cilësi që kryhen, sepse duhet theksuar fakti se në këtë rrugë nuk ka qarkullim të vazhdueshëm, përveç rasteve kur familjarët përcjellin në varreza të afërmit e tyre ose në raste përkujtimore.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.