Rruga “Isuf Sokoli” shumë shpejt me pamje të re – Nis puna për reabilitimin e shesheve pranë pallateve
Një tjetër proces po kryhet në sheshin e pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli”pas restaurimit të fasadave.
Aktualisht po punohet në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të zeza si dhe të rrjetit elektrik.
Për banorët ky investim, i pari pas thuajse 30 vitesh, jo vetëm që është mirëpritur, por do t’i ndryshojë pamjen kësaj zone.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” është një investim i Bashkisë Shkodër me fondet e saj dhe kap vlerën e 42 milion lekëve të reja.