Rruga “Kardinal Mikel Koliqi” / Nis rikonstruksioni i saj me gjatësi 500 metër

rruga Koliqi
Bashkia Shkodër ka nisur një tjetër investim në ifrastrukturë në rrugët e qytetit të Shkodrës. Rruga “Kardinal Mikel Koliqi” është përfshirë në rikonstruksion që prej datës 1 Dhjetor dhe pritet të përfundojë për pak ditë. Si pjesë e këtij investimi është parashikuar riveshja e plotë e këtij segmeti rrugor nga kryqëzimi i sheshit “Dugajt e reja” deri në sheshin “Dom Simon Jubani”. Në nisjen e punimeve ka qënë prezent vetë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili është takuar edhe me banorë të kësaj zone.
Rruga “Kardinal Mikel Koliqi” ka një gjatësi prej 500 metër dhe është një segment rrugor që lidh zonën e Dugajve të Reja me kryqëzimin e spitaleve , ndërkohë që rruga kalon edhe përgjatë shkollës së mesme “Jordan Misja”. Ndërhyrja në këtë rrugë pason edhe dy investimet në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku” dhe “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës.