Rruga “Komani” mes gropave dhe baltës / Prej shumë vitesh ky segment nuk ka pasur asnjë investim
Rrugët dytësore në qytetin e Shkodrës po vuajnë mungesën e investimeve duke u lënë kështu në harresë
Në të gjithë gjatësinë e saj rruga “Komani” në lagjen “Partizani” është totalisht me gropa, që këto ditë me shi janë mbushur te gjitha me ujë.
Të zhytura mes baltës, gropave me ujë ajo është kthyer në një shqetësim pwr banorët e zonës .
Banorët jashtë kamerave thonë se prej 30 vitesh nuk ka pasur asnjë investim ndërsa në këtë segment me gjatësi rreth 200 m mungojnë edhe kanalizimet
Banorëve të rrugës “Komani” shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet, por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.