Rruga “Marin Biçikemi” drejt rikonstruksionit total – Qytetarët: Ky investim jetik për ne, i munguar ndër vite

rruga marin becikemi

Bashkia Shkodër po vijon punimet për rikonstruksionin e rrugës “Marin Biçikemi”, në segmentin pranë pallateve, një zonë urbane me dendësi të lartë banimi dhe prani të konsiderueshme biznesesh.

 Ky projekt po realizohet me një investim prej rreth 10 milionë lekësh dhe parashikohet të përfundojë brenda 5 muajve.

Për banorët e kësaj lagjeje, investimi është jetik.

Prej vitesh, ata përballeshin me vështirësi të mëdha për shkak të infrastrukturës së amortizuar, gropave me ujë dhe baltës që e bënte të vështirë qarkullimin, sidomos në stinën e shirave.Rikonstruksioni do  sjellë një transformim të ndjeshëm të cilësisë së jetesës për rreth 60 familje që jetojnë aty, si dhe për bizneset që operojnë në zonë.

Procesi i rikonstruksionit po zhvillohet në bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me komunitetin, i cili po e ndjek nga afër çdo fazë të punimeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.