Bashkia Shkodër po vijon punimet për rikonstruksionin e rrugës “Marin Biçikemi”, në segmentin pranë pallateve, një zonë urbane me dendësi të lartë banimi dhe prani të konsiderueshme biznesesh.
Ky projekt po realizohet me një investim prej rreth 10 milionë lekësh dhe parashikohet të përfundojë brenda 5 muajve.
Për banorët e kësaj lagjeje, investimi është jetik.
Prej vitesh, ata përballeshin me vështirësi të mëdha për shkak të infrastrukturës së amortizuar, gropave me ujë dhe baltës që e bënte të vështirë qarkullimin, sidomos në stinën e shirave.Rikonstruksioni do sjellë një transformim të ndjeshëm të cilësisë së jetesës për rreth 60 familje që jetojnë aty, si dhe për bizneset që operojnë në zonë.
Procesi i rikonstruksionit po zhvillohet në bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me komunitetin, i cili po e ndjek nga afër çdo fazë të punimeve.
Transporti urban në Shkodër vijon të përballet me problematika. Rrugët e qytetit janë të mbingarkuara…
Përgatitja për nisjen e sezonin turistik ka nisur jo vetëm nga ana e bizneseve, por…
Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK u zhvillua këtë të premte një leksion i…
Në rrugët e Shkodrës nuk janë të pakta rastet e kafshëve të braktisura, që përballen…
Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.…
Kuvendi i Shqipërisë ka prezantuar platformën e re të konsultimit publik, një nismë që synon…
This website uses cookies.