“Rruga me gropa na dëmton mjetet”/Banorët në Dobraç të Ri presin që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë
Infrastruktura në një nga rrugët në lagjen e Dobraçit të Ri, lë shumë për të dëshiruar. Gropat e mëdha mbushen plot me ujë duke e bërë thuajse të pamundur kalimin aty. Askush nuk ka ndërhyrë ta riparojë këtë segment. Në fakt kërkesat e banorëve gjatë gjithë këtyre viteve për rikonstruksionin e këtij aksi kanë qenë të shumta. Ata kanë marrë shumë premtime gjatë gjithë këtyre viteve por deri më tani rruga vazhdon që të jetë e parikonstruktuar. Në këtë mënyrë presin që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më parë dhe të mundësojnë një projekt për të investuar në atë rrugë të lënë në harresë prej shumë vitesh.