Rruga me gropa në lagjen “Partizani” – Ky segment është pjesë e projektit të Bashkisë Shkodër
Rreth 200 familje në lagjen “Mahalla e Re”, pas Drejtorisë Vendore të Policisë në qytetin e Shkodrës, që detyrohen të ecin mes gropave.
Në dimër, rruga bëhet e pakalueshme nga balta dhe uji dhe se ata që e vuajnë më shumë janë fëmijët e vegjël.
Drejtuesit e mjeteve i tremben gropave që është e pamundur t’i dallosh nga uji sidomos, kur ka reshje shiu, ndërsa kalimtarët zgjedhin rrugën si të munden.
Mungesa e kanalizimeve dhe mos ndërhyrja në këtë rrugë prej vitesh vështirëson kalimin e banorëve të zonës.
Ndërkohë , nga Bashkia Shkodër bëhet e ditur se rruga është pjesë e projektit që përfshin rikonstruksionin e disa rrugëve në këtë lagje me vlerë rreth 76 milionë lekë të reja me TVSH.