Rruga Mirditë-Fushë Arrëz me probleme. Rrëshqitje masivesh gurësh
Pamje i përkasin rrugës nacionale Mirditë-Fushë Arrëz në këto ditë nëntori. Reshjet e shiut kanë rikthyer rrëshqitjen e gurëve dhe inerteve në këtë aks rrugor dhe lëvizja është mjaft e frikshme dhe e rrezikshme.
Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali pasditen e së martës në afërsi të zonës së Gjegjanit. Gurë dhe inerte ranë në rrugë, duke bllokuar këtë segment për disa minuta, ndërsa problematika të ngjashme ka thuajse në të gjithë gjatësinë e saj .Krahas rrëshqitjes së gurëve, rruga e cila u ri konstruktua në vitin 2017 e që kushtoi 9 miliard lekë ka pësuar dëmtime në disa pika
Ndërsa rreziku mbetet evident pasi rënia e gurëve nga mali është e vazhdueshme, drejtuesve të automjeteve u kërkohet të bëjnë kujdes në lëvizje.