Rruga peng i premtimeve elektorale/ Banorët: Në aksin Rrenc-Bardhanjor, 2 km janë të pakalueshme
Vetëm 5 vite më parë rruga Rrenc-Bardhanjor me një gjatësi 4 km iu nënshtrua rikonstruksionit. Nga këto 4 km u asfaltuan vetëm 2 të tilla, ndërsa pjesa tjetër për arsye ende të paqarta ka mbetur sikur më parë.
Për banorët lidhja e dy fshatrave Bardhanjor-Rrenc është e hershme dhe ka një rëndësi të madhe për tu asfaltuar, pasi e kanë të vështirë të dërgojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte. Në këto 2 km të mbetur përgjysëm në rrugë janë krijuar gropa të mëdha dhe lëvizja e mjeteve është shumë e vështirë.Një situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje. Situata rëndohet më shumë në stinën e dimrit kur rruga mbushet me ujë dhe bëhet thuajse e pakalueshme.