Rruga “Roza Lejn” drejt ndërtimit – Kryebashkiaku Benet Beci takohet me banorët e zonës

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, së bashku me anetarë të Këshillit Bashkiak është takuar me banorë të rrugës “Roza Lejn” në lagjen Mark Lula.

Gjatë këtij takimi ka dhënë lajmin që kjo rrugë e harruar prej vitesh do të jetë pjesë e një ndërhyrje për rikonstruksionin e plotë të saj me fondet e Bashkisë Shkodër.

Kryetari i Bashkisë garantoi banorët se kjo rrugë ka qënë në prioritetin e tij qe me nisjen e detyrës si një shqetësim i drejtë i komunitetit.

Rruga “Roza Lejn” përshkohet çdo ditë nga rreth 2000 banorë të zonës , ndërkohë që si pasojë e degradimit dhe mungesës së ndërhyrjes ka pasur edhe aksidente me pasoja për banorët.

Bashkia Shkodër ka bërë gati projektin për rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge me kanalizime,asfaltim dhe ndriçim duke përmirësuar infrastrukturën  në këtë zonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.