Rruga “Roza Lejn” pa asnjë investim, banorët: Nuk është ndërhyrë asnjëherë
Një pjesë e rrugëve në lagjen “Mark Lula” vijon të vuajë mungesën e investimeve.
Njëra prej tyre është rruga “Roza Lejn” , për të cilën banorët shprehen se prej mëse 20 vitesh nuk ka pasur asnjë interesim nga ana e pushtetit vendor. Kjo rrugë nuk është shtruar asnjëherë me asfalt, ndërkohë që mungon plotësisht rrjeti i kanalizimeve. Banorët shprehen se janë kujdesur vetë edhe për ndriçimin e rrugës.
Qytetarët shprehen se i janë drejtuar shumë herë pushtetit vendor, por vijohet të mos investohet, pavarësisht se banojnë një numër i konsiderueshëm banorësh dhe sidomos fëmijësh .
Mungesa e investimeve në rrugën “Roza Lejn” po vështirëson çdo vit e më shumë kalimin e qytetarëve , të cilët gjatë verës janë të detyruar të ecin nëpër gropa dhe pluhur, ndërsa gjatë dimrit situata përkeqësohet dhe më shumë nga reshjet