Rruga “Selim Gjyrezi” e lënë në harresë / Banorët kërkojnë që të ndërhyhet për rikonstruksionin e saj
Reshjet intensive të rëna mbrëmjen e kaluar kanë rikthyer në vëmendje sërish disa rrugë periferike të qytetit të Shkodrës, të cilat për shkak të amortizimit ditën e sotme ishin të mbushura me ujë.
Prej disa vitesh rruga “Selim Gjyrezi” në lagjen “Guerrile” nuk njeh ndërhyrje nga pushteti lokal.
Duket se kjo rrugë është lënë në harresë të plotë. Banorët e pranojnë se të lëvizësh në këtë rrugë është tepër e vështirë.
Pak kohë më parë Bashkia Shkodër ndërhyri duke shtruar rreth 100 m të kësaj rruge ndërsa pjesa më e madhe e këtij segmenti vijon të jetë e amortizuar.