Rruga Shëngjin-Velipojë, e cila do të hapet së shpejti do të japë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit në të dy plazhet më të mëdha të zonës së veriut. Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku, sipas të cilit ky segment panoramik do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy zonave dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut gjatë sezonit të veres, ku dhe fluksi i pushuesve është mjaft i lartë.
Ky aks rrugor mjaft i rëdësishëm do të shkurtojë distancën prej rreth 60 km në 15 km dhe kohën e udhëtimit në 15 min.Përgjatë gjithë gjatësisë rruga Shëngjin – Velipojë, ruan të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjodhit apo peisazhet natyrore si laguna e Vilunit. Ky investim po realizohet me finacim të BERZH dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kap vlerën e 15 miliard lekëve dhe pritet të hapet brenda fundit të këtij viti.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.