Rruga Shkodër- Muriqan, banorët: E frikshme, gjatë verës duhet shtim masash nga policia

Rruga Shkodër-Muriqan e ndërtuar në vitin 2003 është një arterie e rëndësishme, e cila lidh Shqipërinë me vendet e Europës Perëndimore, por me shtimin e mjeteve gjatë verës bëhet e frikshme. Banorët tregojnë se automjetet ecin me shpejtësi të lartë, ndaj kërkojnë vëmëndjen e policisë rrugore që të shtojë patrullimet dhe pikat e kontrollit për gjatë këtij aksi.
Përveçse duket si një rrugë rurale dhe aspak si një aks ndërlidhës me Europën, në disa segmente vuan edhe për mungesën e sinjalistikës.