Rruga Shkodër – Zogaj po avancon , Koçeku: Deri tani janë hapur rreth 2.5 km rrugë.

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi – Mali i Zi, po ecën me ritme të shpejta.
Deri tani janë hapur rreth 2.5 km rrugë.
Aktualisht, punimet janë përqëndruar në hyrjen e fshatit Zogaj.
Tekniku i punimeve, Zef Koceku, theksoi se faza tjetër e punimeve pritet të niset në drejtim të Shirokës.
Sipas projektit, rruga e re do të ketë një gjerësi prej 6 metrash, me korsi biçikletash, ndriçim dhe aksese për zonat e plazhit.
Ajo do të shmangë qendrën e Zogajve, duke mos prishur shtëpi apo objekte të tjera shërbimi.
Projekti, i financuar nga BERZH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të përfundojë në fund të vitit 2025 dhe ka një vlerë prej rreth 5.7 milion eurosh, duke përfshirë TVSH-në.