Rrugë me emrin e 34-vjeçarit, familjarët e Kleotos Çelikut kërkesë zyrtare edhe për dëmshpërblim
Në vitin 2017, Kleotos Çeliku 34-vjeç, punonjës në Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime në Shkodër humbi jetën nga asfiksia, teksa zhbllokonte një pusetë të ujërave të zeza në lagjen “Guerrile”. Sipas hetimeve të asaj kohe u dyshua se në pusetë ka pasur gaz metan, i cili është çliruar nga ujërat e zeza dhe që nuk i ka lejuar frymëmarrjen e nevojshme të riut. Sot, pas gati 7 vitesh, daja i të ndjerit kërkon që rrugës në fshatin Golem ku ka banuar Kleotosi t’i vendoset emri i tij për kontributin e dhënë në punë si dhe për humbjen e jetës në krye të detyrës.
Ndërkohë, nga ana tjetër familjarët kërkojnë edhe dëmshpërblin që e presin prej kaq vitesh.
Kleotos Çeliku ka lënë pas gruan me dy fëmijë të vegjël, të cilët jetojnë me shumë vështirësi.