Rrugë të amortizuara në fshatin Grudë e Re, banorët kërkojnë investime
Disa rrugë në fshatin Grudë e Re në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës ndodhen në këtë gjendje. Gropat sa vijnë dhe shtohen duke e bërë shumë të vështirë lëvizjen në ditë me shi, veçanërisht për fëmijët që shkojnë në shkollë. Banorët thonë se kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme rikonstruksionin e saj, e megjithatë gjendja e rrugës vijon të jetë e njëjtë me atë të para shumë viteve.
Gropat e mbushura me ujë janë kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve. Asfalti duket si një dëshirë e pafundme për banorët e zonës.