“Rrugët alternative”, të rinjtë në fushën e teknologjisë – Konkurs mes shkollave të mesme të Malësisë së Madhe

te rinjte dhe teknologjia MA

Në shkollën “Abdyl Bajraktari” në Koplik, Malësi e Madhe, u zhvillua konkursi   mes shtatë gjimnazeve të kësaj bashkie, ku nxënësit prezantuan projektet e tyre të realizuara  me pajisje robotike micro:bit. Konkursi u organizua nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar pranë Ministrisë së Arsimit.

Nxënësit thanë se idetë dhe projektet e tyre janë konceptuar për të sjellë përfitime jo vetëm për shkollat e tyre, por edhe për komunitetin përreth.

Drejtuesit e programit vlerësuan punën e nxënësve, duke theksuar se projektet janë dëshmi e interesit dhe përgatitjes së tyre në fushën e teknologjisë.

Përfaqësuesit e Zyrës Vendore të Arsimit në Malësinë e Madhe e konsideruan këtë aktivitet si shumë të rëndësishëm për nxitjen e kreativitetit dhe zhvillimin e aftësive të reja tek  të rinjtë.

Çmimi I parë ne këtë konkurs iu dha projektit të realizuar nga nxenesit e gjimnazit “Sherif Hoxha” ne qytetin e Koplikut. Ndërkohë fituesit e tre vendeve të para do të përfaqësojnë Malësinë e Madhe në konkursin kombëtar, ku do të kenë mundësinë të prezantojnë edhe një herë projektet e tyre inovative.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.