Rrugët e amortizuara, problem në ditët me reshje/Banorët kërkojnë që të ndërhyhet për rikonstruksionin e tyre

RRUGET PROBLEM SHIU
Reshjet e shiut të rëna gjatë mbrëmjes së kaluar kanë evidentuar problematikat e disa rrugëve në qytetin e Shkodrës, të cilat janë të mbushura me ujë duke vështirësuar kështu lëvizjen e banorëve
Në disa rrugë dytësore në lagjen “Rus” apo siç quhet ndryshe “Mahalla e Re” prej shumë kohësh mungojnë investimet
Megjithëse e kanë ngritur shpesh herë si shqetësim dhe kanë marrë premtime nga institucionet se shumë shpejt do te rikonstruktohen këto rrugë, deri tani nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e infrastructures.