Rrugët në periferi – Banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” pranë Udhakryqit, në pritje të investimit

Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimi mjaft të tjera mes lagjeve periferike janë lënë në harresë.
Në të gjithë gjatësinë e saj, një prej rrugëve në lagjen “Ahmet Haxhia” në zonën e Udhakryqit, është e amortizuar , që këto ditë me shi është mbushur gjithë ujë.
Në këtë rrugë prezenca e ujit, sipas banorëve, deri pak ditë më parë ka qënë e lartë, por me tërheqjen e ujit, ata kanë ndërhyrë vetë duke hedhur çakull për të mbuluar gropat.Situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve.
Gropat e mëdha, të cilat mbushën me ujë sa herë që bie shi, e bëjnë thuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike.
Në fakt, banorëve shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet, por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.