“Rrugëtimi im” drejt artit / Mjeshtri i artit pamor, Pashk Përvathi, prezantoi në Shkodër librin e jetës së tij
Mjeshtri i artit pamor, Pashk Përvathi, ishte i ftuar në Bibliotekën “Marin Barleti” jo si piktor, por si shkrimtar, duke i prezantuar të pranishmëve një anë të re të krijimtarisë së tij.
“Rrugëtimi im”, një libër i jetës së autorit që sjell çaste dhe momente të ndryshme nga fëmijëria deri në ditët aktuale. Puna për këtë libër ka nisur disa vite më parë.
Ka disa arsye përse zgjodhi të shkruajë një libër për veten e tij.
Me Shkodrën e lidhin kujtime të hershme.
Pashk Përvathi, me origjinë nga Manatia e Lezhës, njihet gjerësisht për publikun si mjeshtër i zhanrit të pikturës duke prezantuar ekspozita individuale edhe në Galerinë e Arteve të Shkodrës.