Kjo është një prej rrugicave jo më larg se 5 minuta nga qendra e qytetit.
Nuk është e vetmja, në lagjen “Ndocaj” ka edhe rrugica të tjera që janë në të njejtën gjendje.
Banorët e kësaj lagjeje kërkojnë që të ndërhyhet nga ana e institucioneve përgjegjëse duke qënë se janë taksapagues të rregullt.
Kur ka reshje të dendura shiu gjendja bëhet shumë e vështirë për banorët të cilët e kanë thuajse të pamundur të kalojnë, pasi rruga mbushet me ujë.
Edhe si shkak i mungesës se kanalizimeve , uji shpeshherë bllokon levizshmerinë normale te banorëve të kësaj lagje ndër më të vjetrat në Shkodër.
E njëjta situatë është edhe në zona të tjera të qytetit, kryesisht në periferi. Banorët, jashtë kameras, shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që të ndërhyhet me një plan konkret për shtrimin e rrugëve dhe rrugicave.
Për shumë lagje të Shkodrës, infrastruktura rrugore mbetet problem,sidomos gjatë dimrit, banorët duhet të lëvizin mes ujit dhe baltës.
Për ditën e sotme (14 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht…
Marc Marquez bën “dopietë” në Katar duke fituar edhe GP të së dielës në raundin…
Carlos Alcaraz fiton Masterin 1000 pikësh të Montekarlos, pasi ka mposhtur në finale me rezultatin…
Muzika i kalon kufijtë dhe këtë e dëshmoi koncerti madhështor në katedralen historike Eglise du…
Lugina e Kirit bashkë me Urën e Mesit po tërheqin vizitorë të shumtë nga e…
Parashikimi i yjeve është i pranishëm çdo ditë në mëngjeset tona. E ardhmja mbetet gjithmonë…
This website uses cookies.