“Rrugorja” në aksion ndaj shkelësve, policia kap shoferë duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër arrestoi një 29-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërkohë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 37-vjeçar, banues në fshatin Micoj, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Gjithasthu filloi procedimi penal për një shtetas 21 vjeç, banues në Laç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin kosovar. 57 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë. Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 38- vjeçar banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Ndërkohë, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 31 vjeç, banues në fshatin Pog, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje. Ndërfkohë, u procedua edhe një 40 -vjeçar banues në fshatin Dobraç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar për kontroll, automjetin që drejtonte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.