Categories: LajmeKronikë

“Rrugorja” në aksion ndaj shkelësve, policia kap shoferë duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër arrestoi një 29-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërkohë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 37-vjeçar, banues në fshatin Micoj, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Gjithasthu filloi procedimi penal për një shtetas 21 vjeç, banues në Laç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin kosovar. 57 vjeç,  i cili si pasojë është dëmtuar lehtë. Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 38- vjeçar banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Ndërkohë,  Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 31 vjeç, banues në fshatin Pog, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje. Ndërfkohë, u procedua edhe një 40 -vjeçar banues në fshatin Dobraç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar për kontroll, automjetin që drejtonte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

3 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

3 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

4 hours ago

This website uses cookies.