Categories: Lajme

“Rrugorja” qindra gjoba shoferëve / Në një javë ndëshkohen 635 drejtues mjetesh për shkelje të kodit rrugor

Policia rrugore e Shkodrës në një javë ka ndëshkuar 635 drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor. Sipas policies, këto kontrolle të shtuara bëhen  me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar.Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë ndëshkuar 323 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 88 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara dhe 23 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu janë ndëshkuar 15 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 142 të tjerë, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.Ndërkohë policia thotë se janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e funditConte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

1 day ago
Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së riMontohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

1 day ago
Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri RamaMbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

1 day ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

1 day ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

1 day ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

1 day ago