715526202f9242c381f35e5922c732fd
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë spanjolle, në Madrid, Spanjë.
Delegacioni u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, Francisco Pardo Piqueras dhe drejtues të lartë të Policisë spanjolle. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, bazuar në profesionalizëm, besueshmëri dhe shtim të hetimeve dhe të operacioneve të përbashkëta.
Sipas njoftimit për shtyp, gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes 2 policive, për goditjen e grupeve kriminale.
Gjithashtu u theksua se, është domosdoshmëri forcimi më tej i bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, që është një sfidë shumë e madhe, kundër narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve, ku forcat policore janë të impenjuara, kundër krimeve ekonomike dhe financiare, që kanë lidhje me pastrimin e parave, sekuestrimit të aseteve kriminale, ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, si në planin kombëtar, ashtu edhe në planin ndërkombëtar, krimeve kibernetike dhe terrorizmit.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, Francisco Pardo Piqueras vlerësoi bashkëpunimin profesional, korrekt dhe të besueshëm me Policinë shqiptare, si dhe rezultatet e arrira nga Policia shqiptare, muaj pas muaji, në drejtim të goditjes së krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, duke vepruar si e barabartë me policitë homologe, në shumë operacione ndërkombëtare, si dhe duke u bërë pjesë e skuadrave hetimore, tregues këta të rritjes së besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, duke shprehur falënderimet për ftesën, theksoi se nuk e konsiderojnë Shqipërinë si një vend të vogël, pasi për ta është një vend mik dhe vuri në dukje se si nga Policia, ashtu edhe nga Ministria e Brendshme e Spanjës, vlerësohet çdo përpjekje që po bën Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE-së.“, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, Francisco Pardo Piqueras i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gatishmërinë për ta forcuar më shumë bashkëpunimin mes 2 policive, në të ardhmen.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku falënderoi homologun e tij, për vlerësimin dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe e garantoi atë se Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur që të forcojë bashkëpunimin me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, shkëmbimin e informacioneve, shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe të operacioneve të përbashkëta, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Në fund të takimit u dakordësua që çështjet që u diskutuan do të konkretizohen me veprime konkrete, mes departamenteve përkatëse, sipas fushave që ato mbulojnë.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.