Rrumbullaku pret delegacionin e Zyrës Federale të Hetimit: Me rëndësi bashkëpunimi me FBI-në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në takim një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit (FBI) të SHBA, të shoqëruar nga drejtuesi i Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP) në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Richard Deasy.

Gjatë takimit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku falënderoi Qeverinë Amerikane dhe agjencitë e saj për asistencën e dhënë për Policinë e Shtetit, duke nënvizuar bashkëpunimin profesional dhe të besueshëm në çështjet e hetimit e goditjes së krimit dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi qasjen proaktive të Policisë së Shtetit për hetimin e krimit të organizuar dhe rëndësinë e bashkëpunimit me FBI-në për shkëmbimin e shpejtë dhe në kohë reale të informacionit dhe nevojën e angazhimit nëpërmjet Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.

Gjatë takimit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku e njohu delegacionin amerikan edhe me rezultatet e aksionit më të fundit, në bashkëpunim me palën britanike, për goditjen e trafikimit të armëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.