Rrumbullaku pret në takim VanHorn, në fokus të diskutimeve forcimi i sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.
Në fokus të takimit ka qenë pikërisht sigurisë dhe ligjit dhe forcimi i mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe SHBA.
Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Qeverinë Amerikane dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për ndihmën dhe ndërveprimin me Policinë e Shtetit, duke nënvizuar mbështetjen që ICITAP po jep për vlerësimin e Akademisë së Sigurisë nga ekspertët e akreditimit të jashtëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).