Rrumbullaku takim me kreun e delegacionit të Policisë së Kolumbisë: Shkëmbejmë informacione për organizata kriminale

rrumbullaku kolumbi

rrumbullaku kolumbi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me kryesuesin e delegacionit të Policisë Kombëtare të Kolumbisë, Gjeneral Brigade Jorge Antonio Urquijo Sandoval, me qëllim vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes policive të dy vendeve, shkëmbimin e informacionit për individë apo organizata kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, shtetas shqiptarë apo të huaj, që ushtrojnë aktivitete në territorin e Shqipërisë apo në vende të tjera, të cilët kanë lidhje me grupet shqiptare që operojnë në Shqipëri.

Rrumbullaku ka informuar delegacionin kolumbian në lidhje me situatën e trafikimit të drogave të forta drejt Shqipërisë dhe nëpërmjet saj, duke nënvizuar rolin aktiv, në disa raste drejtues, të shtetasve shqiptarë të cilët operojnë në Shqipëri dhe Kolumbi. Gjithashtu, ai informoi kolegët kolumbianë në lidhje me operacionet e viteve të fundit, të cilat kanë çuar në sekuestrimin e qindra kg kokainë, me origjinë nga Kolumbia, Ekuadori apo Peruja.

Rrumbullaku i propozoi delegacionit kolumbian, negocimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit policor, e cila do të siguronte kuadrin e duhur ligjor për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, në lidhje me shtetas shqiptarë të përfshirë në trafikimin e drogave të forta, brenda apo jashtë Shqipërisë, apo shtetas të huaj që operojnë në tregun ilegal të drogave në Shqipëri.

Bazuar në eksperiencën e fituar nga Policia e Shtetit dhe vullnetin për të bashkëpunuar, Rrumbullaku shprehu gadishmërinë për të kontribuar në hetimin e rrjeteve kriminale të trafikimit të drogave.

Nga ana e tij, Jorge Antonio Urquijo Sandoval informoi Rrumbullakun se ai ishte i autorizuar për të diskutuar për të gjitha çështjet që përbëjnë shqetësim për të dyja organizatat dhe se dispononte informacion për disa shtetas shqiptarë të cilët janë rezidentë në Kolumbi.

Në përfundim të takimit, të dy krerët e delegacioneve shprehën gadishmërinë për të shkëmbyer kontaktet e oficerëve të strukturave përkatëse, me qëllim shkëmbimin e ideve në lidhje me draft marrëveshjen.

Në kuadër të aktiviteteve që u zhvilluan gjatë Konferencës së Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, në San Diego, Kaliforni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues/përfaqësues të autoriteteve lizgjzbatuese ndërkombëtare, ndër të cilat veçojmë takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Ambasadorin Todd Robinson, i cili njëkohësisht drejton Zyrën Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), takimin me zv.administratorin e DEA-s, George Papadopoulos, dhe takimin me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.