RTSH marrëveshje me diasporën, programet e para transmetohen brenda 6 muajve

Radio Televizioni Shqiptar dhe Parlamenti Paqësor i Kombit Shqiptar për Diasporën në Gjermani firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për sukseset e çdo shqiptari në diasporë, për t’u pasqyruar në kanalin RTSH 3.

Kjo marrëveshje përfshin çështjet e integrimit, kulturës dhe modeleve të suksesit të shqiptarëve në diasporë në të gjitha fushat e jetës.

Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtoreshës së Përgjithshme të Radio Televizionit Shqiptar, Aurora Polo dhe kryetarit të Parlamentit Paqësor të Diasporës, Can Tahiri.

“Kemi menduar që në kanalin RTSH 3 të lëmë një hapësirë për diasporën për të gjithë shqiptarët jashtë atdheut, të cilët janë shumë. Sapo u njoftuam që u nevojitet një bashkëpunim për diasporën nuk hezitova ndaj këtij bashkëpunimi”, u shpreh Polo.

Kryetari i parlamentit paqësor të kombit shqiptar, Can Tahiri tha se qëllimi i bashkëpunimit është sjellja e diasporës më afër atdheut.

Bashkëpunimi me RTSH, është rikthim, në fakt, pasi e kemi. Kryesisht do të jetë për çështje kulture, arsimi, çështje kombëtare dhe humanizëm, dhe në të ardhmen prezantimi i shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, nëpër diasporën shqiptare. Qëllimi është të afrojmë diasporën më afër atdheut”, tha Tahiri.

Nga ana e tij, anëtari i Këshillit Drejtues, Ëngjëll Ndocaj, vlerësoi bashkëpunimin.

Kjo firmë sot me komunitetin shqiptar, që jeton në Gjermani, është shumë e rëndësishme, pasi nuk është vetëm Gjermania, por dhe vendet afër saj na interesojmë t’i sjellim, t’i pasqyrojmë,” tha Ndocaj.

Emisionet e para të këtij cikli është parashikuar të transmetohen brenda 6 muajve në kanalin RTSH 3.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.