RTSH mirëpret ushtarakë të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë

Një grup ushtarakësh i përbërë nga pedagogë e kursantë të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura u mirëpritën në Radiotelevizionin Shqiptar për t’u njohur me rolin e medies dhe komunikimit publik, por edhe mënyrën sesi RTSH po pështatet me zhvillimet e reja në vend.
Imazhi i Forcave të Armatosura në medie dhe risitë në këtë drejtim janë një nga sfidat më të njohura që paraqet në botën e sotme modernizimi ushtarak.
Duke pasur parasysh këtë zhvillim dhe mbi të gjitha objektivat në një botë krejtësisht të integruar kibernetike, RTSH mbetet jo thjesht institucioni më i rëndësishëm publik në fushën e medies audiovizive, por edhe subjekti që është i obliguar të përçojë nevojat dhe interesat demokratike, sociale dhe kulturore të qytetarëve të Republikës.
Në këtë vazhdë, vizita e fundit për marrjen e leksioneve mbi rolin e medies në shoqëri, komunkimi publik, marrëdhëniet me publikun etj. plotësuan programin mësimor në kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.