RTSH ne bazen e NATO
Në orët e para të mëngjesit të datës 15 dhjetor, presidenti Bajram Begaj dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji zbarkuan në bazën e forcave të NATO-s në Novo Selo, 140 km në perëndim të Sofjes. Një vizitë shumë e rëndësishme në kuadër të ndalesës 3 ditore të kreut të shtetit shqiptar në Bullgari.
Misioni stërvitor “Enhanced Vigilance Activity-23” përfshin rreth 1200 trupa nga 7 vende anëtare të NATOS-s, i udhëhequr nga komanda italiane ku bëjnë pjesë edhe trupat shqiptare. Ishte pikërisht ky qëllimi i vizitës së Presidentit Begaj. Ai përgëzoi ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, që janë pjesë e kësaj strukture për shërbimin e çmuar ndaj vendit. Presidenti, gjithashtu, shprehu mirënjohjen për efektivët qe festat e fundvitit i gjejnë në krye të detyrës.
RTSH pati mundësinë të qëndronte për disa orë pranë trupave shqiptare në bazën e rëndësishme të NATO-s, duke sjellë edhe këto pamje ekskluzive nga misioni i pozicionuar në zemër të Bullgarisë dhe pranë kufijve lindorë të Europës, një shenjë force ndaj Rusisë dhe agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.
Enhanced Vigilance Activity-23 është pjesë e disa misioneve shumë të rëndësishme të NATO-s që kanë startuar në vitin 2022 në Bullgari, Sllovaki, Rumani dhe Hungari ndërsa numri i forcave të gatshme të aleancës ka shkuar në 300 mijë.
Aktiviteti i Vigjilencës së Përforcuar nisi rrugëtimin në muajin nëntor të një viti më parë ku Shqipëria u bë menjëherë pjesë. Kontingjenti i FARSH i përbërë nga 30 ushtarakë u dislokua në përbërje të Grup-batalionit të NATO-s në kufijtë lindorë të Aleancës, ndërsa rotacioni i kontingjenteve është çdo 6 muaj.
Kjo është një nga të paktat herë kur një media arrin të hyjë për të sjellë pamje ekskluzive nga një prej bazave më të rëndësishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Europën Lindore.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.