peza kuvend
Nevojiten më shumë financime për transmetuesit publik shqiptar, nisur nga rëndësia e tij, por edhe rritja e konkurrencës në tregun mediatik shqiptar.
Përfaqësues të Radio Televizionit Shqiptar realizuan një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, duke paraqitur një pasqyrë reale të të ardhurave dhe shpenzimeve të këtij transmetuesi dhe nevojën për mbështetje buxhetore, për vitin 2024.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Leka Bungo e vlerësoi si një “mbështetje financiare të domosdoshme” shtimin e buxhetit për vitin 2024 dhe e lidhi këtë financim me zgjidhjen e problemeve kyçe, që ka aktualisht ky transmetues.
Në fjalën e tij për komisionin, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza nënvizoi se “mbështetja buxhetore duhet të jetë pjesë e projekteve të reja që duhet të realizojmë”.
Zoti Peza foli për rivitalizim të studiove të RTSH, që kanë 21 vite që nuk kanë parë asnjë investim, por edhe për një sërë projektesh të reja, që i përgjigjen sfidave reale të transmetuesit publik.
Nënkryetarja e Komisionit Evis Kushi mbështeti në parim këto kërkesa të RTSH dhe tha se ” ato janë shumë të drejta, shumë të domosdoshme e madje të vonuara”.
Në buxhetin e vitit 2024, një sërë zërash të buxhetuar janë më pak, se sa ato të një viti më parë, duke penguar ecurinë normale të televizionit publik.
Nëse i hedhim një sy financimit në vite të këtij institucioni, shohim se nga viti 2019, buxheti i shtetit ka planifikuar për çdo vit e më pak financime publike. Nga 674 milion në vitin 2019 , në 573 milion në vitin 2021 dhe në 567 milionë lekë në vitin 2022. Viti 2023 ka një rritje me 51 milionë lekë. Sakaq nuk pasqyrohet rritje nuk, sipas kërkesës, në vitin 2024.
Gazetar Bardhi Sejdarasi
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.