Categories: LajmeSociale

RTSH në panairin e punës, studentët tregojnë interes për të punuar në televizion

Në situatën që po përjeton tregu i punës në Shqipëri, punësimi mbetet ndër sfidat kryesore për të rinjtë, të cilët me mbarimin e studimeve shpeshherë e gjejnë veten jashtë tregut të punës ose larg profesionit të tyre.

Për t’i ardhur në ndihmë studentëve, si dhe për të plotësuar nevojat për burime njerëzore, po zhvillohet panairi i punës, ku marrin pjesë një numër i madh kompanish të konfirmuara në treg, një ndër të cilat është edhe Radiotelevizioni Shqiptar. 

Unë jam student i ‘Teknologjisë së informacionit’ dhe pse jo, të filloj punë në media.” / “Gjithçka që ka të bëjë me komunikimin, me të qenët sociale, pjesë e televizionit,” thonë dy të rinj.

Sipas përfaqësueses së Akademisë së Trajnimeve në RTSH, Megi Llakmani, ky institucion është dhe do të jetë gjithnjë i hapur për prurje të reja në tregun e punës.

Për 64 vite, Televizioni publik Shqiptar ka rritur breza dhe ka qenë një shkollë e dytë për gazetarë me emër dhe për njerëz me kontribut shumë të rëndësishëm në mediet shqiptare. Ne sigurimit që jemi shumë të lumtur dhe të hapur që të tërheqim trurin dhe të mirëpresim brezat e rinj,” tha znjsh. Llakmani.

Ky është viti i dytë radhazi ku RTSH merr pjesë në këtë panair.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

6 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

6 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.