RTSH në Spotify, Lako: Do ketë prodhimet ndër vite dhe ato aktuale. Këtë javë hedhim materialet e para

Radiotelevizioni Shqiptar do të ketë shumë shpejt edhe një kanal në Spotify, platformë dixhitale e transmetimit audio. Drejtori i Programeve në Radio Tirana, Bojken Lako, në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ndau detaje të kësaj risie, përmes së cilës prodhimet origjinale të Radio Tiranës dhe RTSH do t’i shkojnë çdo shqiptari kudo në botë.

Lako bëri me dije se në këtë kanal do të jenë jo vetëm prodhimet e reja, por edhe ato ndër vite.

Gjithçka sot është komunikimi dhe prodhimet audio të Radio Tiranës të Radiotelevizionit Shqiptar duhet të jenë përfaqësuara dhe të aksesueshme për publikun në platformat dixhitale. Duke qenë që Spotify është një nga platformat më të mëdha audio për muzikë, materiale audio, podcaste programe dhe prodhimet autentike, gjithçka origjinale që prodhon Radio Tirana dhe Radio Televizioni Shqiptar që ka të bëjë me muzikë, për shembull këngët, performancat live të festivaleve ndër vite, arkiva programesh të ndryshme, programe të ndryshme radiofonike, normale që do të jenë aty për shqiptarët në të gjithë botën. Kjo është ideja e Spotify dhe kemi një grup pune që po punon çdo ditë dhe shumë shpejt do inaugurojmë edhe produktet në Spotify ku njerëzit do të kenë akses,” u shpreh Lako.

I pyetur se si lindi ideja për një kanal të RTSH-s në këtë platformë, drejtori i Programeve në Radio Tirana tha se është një ide e kushtëzuar nga koha dhe gjuha e komunikimit.

Ka disa kohë që platforma e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar ‘RTSH sërish e madhe në epokën dixhitale’, këtë presupozon, respektimin e të gjitha hallkave profesionale të punës. Ashtu si çdo kanal në botë si kanalet e mëdha radio televizive me një histori, patjetër që duhet të kenë një përfaqësim të tillë në epokën dixhitale dhe kjo është një ide e kushtëzuar nga koha dhe gjuha e komunikimit. Ne po punojmë në bazë të një platforme që është një vizion pak më i largët në të gjitha drejtimet, edhe për promovimin e këngëtarëve të rinj dhe gjithçka ka lidhje me respektimin e hallkave të një zinxhiri për të respektuara për të plotësuar profesionalisht atë që mund të ushqejë për publikun një radio televizion publik,” u shpreh ai.

Lako sqaroi se në kanal, njerëzit do të kenë mundësi të kërkojnë dhe të dëgjojnë në audio çdo material prodhim të RTSH-së ndër vite. Ai bëri me dije se në mes të kësaj jave do të fillojë edhe hedhja e materialeve të para.

Funksionon me playlist-a dhe njerëzit mund të kërkojnë çdo gjë që kanë të dëgjojnë nëse kanë kuriozitete për prodhimet ndër vite dhe aktuale të RTSH-së në audio. Ne jemi duke paketuar materialin është një punë e vazhdueshme që ne do ta fillojmë gjatë kësaj jave, besoj në mes të javës do fillojmë të hedhim materialet e para dhe kjo besoj me prodhimin e Radio Tiranës dhe Radiotelevizionit Shqiptar do të jetë një punë e vazhdueshëm që edhe publikun do ta mbajë në kuriozitet për gjërat e reja që ngarkohen aty. Momentalisht kemi uploduar aktualisht rreth 250-300 performanca live të këngëtarëve të rinj. Para disa muajsh filluam dy programe radiotelevizive një që quhet “Talent” dhe tjetri “Sesion 31”. Të dy kanë të bëjnë me mundësitë që i krijon këngëtarëve të rinj dhe të vegjël për të luajtur dhe performuar live me band në studiot e Radio Tiranës, për të mësuar dhe për të hyrë në rrugën e vërtetë profesionale dhe këto programe i bëjnë të kenë një motiv që të vazhdojnë këtë rrugë,” sqaroi Lako.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

12 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

12 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

12 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

12 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

12 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

12 hours ago

This website uses cookies.