RTSH nga Këshilli i Sigurimit: Kryeministri Rama drejton mbledhjen më 20 shtator
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të drejtojë nesër takimin e Këshillit të Sigurimit. Temat kryesore të diskutimit janë siguria dhe paqja, gjithashtu një pikë kryesore e takimit do të jetë edhe situata në Ukrainë.
Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani ka bërë me dije nga salla e Këshillit të Sigurimit, se një tjetër pikë kyçe në debatin e nesërm, do të ketë dhe lufta në Ukrainë. Shkodrani deklaroi se Kryeministri Edi Rama do të takohet më 20 shtator edhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski (Zelensky) dhe do të nënshkruajnë një deklaratë mes tyre.
“Kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të KS, ai do jetë në krah së bashku me Guterres dhe presidentin Bajden (Biden).
Çështjet kryesore të debatit gjatë ditës së nesërme do të jenë ccështjet e sigurisë dhe paqes në botë.
Një pikë të rëndësishme në debatin e nesërm do të ketë Ukraina.
Kryeministri Rama gjatë ditës së nesërme do të ketë edhe një takim me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenski (Zelensky) dhe do të nënshkruajnë së bashku një deklaratë mes tyre”, deklaroi Shkodrani.