RTSH programe për muzikën- Peza: Festivali do jetë eventi kryesor, por jo i vetmi

Peza

Peza

Fituesi i Festivalit të 62-të të Këngës, Mal Retkoceri dhe fituesja e zgjedhur nga publiku për të shkuar në Eurovizion, Besa Kokëdhima u priten nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, njëherësh drejtor i Festivalit, Alfred Peza, i cili i shprehu urimet, por edhe falenderimet që ju bashkuan eventit më të madh të muzikës shqiptare në këtë edicion.

Sipas drejtorit të RTSH-së ky edicion i festivalit, ishte gjithëpërfshirës dhe i kapërceu kufijtë për të siguruar që çdo artist mund të vinte në festival si vlerë e shtuar.

Ne jemi duke ndërtuar një sistem pune që festivali të jetë kulmi i gjithë këtij sistemi gjithëvjetor të punës së RTSH-së në të gjithë gjeneratat për të shkuar tek përfaqësimi në skenën kombëtare. Ne do të kujdesimi për gjatë gjithë vitit për të shndërruar në institucione edhe festivale e këngëve për fëmije e për te rinjtë, shoqëruar dhe me programe talk show”, u shpreh drejtori i RTSH-së.

Edhe dy artistët ndanë vlerësime për mënyrën e organizimit të Festivalit.

“Gjithmonë e kam pasur atë anën logjike që nuk kam eksperiencën në industrinë e muzikës, por sërish ka qenë pasioni, dëshira e madhe se ndoshta po mundem të fitoj diçka dhe me Fest 62 u vërtetua që edhe nëse nuk ke përvojë por, ke një këngë të mirë dhe nëse e ke me  pasion mund të kesh sukses”, u shpreh fituesi i Fest 62 Mal Retkoceri.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Besa Kokëdhima vlerësoi festivalin teksa tha se imazhi i besimit nga artistët është rritur ndjeshëm.

Mendoj se është bërë një hap i madh dhe i menjëhershëm. Unë besoj që ndaj festivalit është rritur shumë imazhi i besimit, të paktën nga artistët”, tha këngëtarja Besa Kokëdhima.

Gjatë takimit nuk munguan edhe batuat.

“Gjëja më e mirë, nga shumë të tjerat ishte që i dogjëm  të gjitha skedinat”, tha Peza.

Ndërkohë kanë nisur përgatitjet edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, që do të mbahet në maj në Malmo të Suedisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.