RTSH raporton nga Nju Jorku: Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit

n.jork
Nju Jorku është nën pushtetin e forcave të sigurisë amerikane, në çelje të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Mijëra forca policie dhe të shërbimit sekret amerikan kanë blinduar pjesën më të madhe përgjatë selisë së organizatës.
Liderët tashmë nisin takimet e tyre zyrtare, duke u fokusuar nê çështjet e sigurisë dhe klimës. Shqipëria është nismëtare e ngritjes së një mekanizmi të ri pranë OKB-së, që lehtëson angazhimin e drejtpërdrejtë të biznesit privat, në raste krizash humanitare apo fatkeqësive natyrore.
Asambleja e OKB është ngjarja më e rëndësishme botërore, ndaj protestat janë të shumta. Të ngjeshura janë edhe agjenat e takimeve dypalëshe që krerët e shteteve zhvillojnë në javën e politikës botërore.
