rtsh
U zgjodhën ambjentet e qendrës vendore RTSH Shkodra për të zhvilluar të parin takim rajonal mes drejtorëve të televizioneve publike të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi. Fillimisht u inspektuan ambjentet ku në sy ra arkitektura e godinës së Radio Shkodrës, unike për në llojin e saj. Më pas RTSH, RTK dhe RTCG nënshkruan memorandum mirëkuptimi. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, z. Alfred Peza u shpreh se kjo nismë e RTSH-së, vjen jo vetëm për të përmbushur frymën dhe filozofinë e EBU-së, por dhe rritjen e bashkëpunimit mes Radio Televizioneve Publike të katër vendeve të rajonit.Drejtori i RTCG, Boris Raonic tha se marrëveshja është në dobi të pakicave. Drejtori i RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj u shpreh se jemi shtete shumëteknike dhe do të kemi programe të përbashkëta. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtorët e televizioneve publike të Shqipërisë Kosovës dhe Malit të Zi zgjodhën të vizitojnë provat gjenerale q
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.