RTSH-RTK-RTCG nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. Peza: Shkëmbejmë programet audiovizive

firmoset marreveshja e bashkepunimit 1

firmoset marreveshja e bashkepunimit 1

RTSH, RTK dhe RTCG nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, z. Alfred Peza u shpreh se kjo nismë e RTSH-së, vjen jo vetëm për të përmbushur frymën dhe filozofinë e EBU-së, por dhe rritjen e bashkëpunimit mes Radio Televizionet Publike të katër vendeve të rajonit.

Z. Peza vuri theksin te rëndësia e transmetuesve publikë, dhe bashkimi i energjive, forcave dhe pikave të përbashkëta për rritjen e besueshmërisë me programe cilësore, përmbajtje profesionale dhe informim e edukim më të mirë për qytetarët e katër vendeve të rajonit.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar u shpreh gjithashtu se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, do shkëmbehen programet audio dhe audiovizive. 

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik të Maqedonisë së Veriut do na bashkohet javën e ardhshme në Tiranë për të plotësuar takimin rajonal të 4 drejtorëve të Përgjithshëm të Radio Televizioneve Publike të 4 vendeve tona, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Nismë kjo e RTSH-së për të përmbushur frymën dhe filozofinë e EBU-së, të cilët e kanë në frymë dhe filozofinë e tyre jo vetëm bashkëpunimin bilateral mes Radio televizioneve tona, por dhe bashkëpunimin ndër rajonal  që Radio Televizionet Publike të vendeve tona, ti shërbejnë më mirë publikut brenda territorit të kufijve të vendeve tona dhe miqësisë e bashkëpunimit të ndërsjelltë mes nesh.

Pyetja që bëhet është përse RTSH u bë iniciatorë e këtij takimi?

E gjetëm të udhës të nisnim këtë takim e të realizonim këtë takim të parë, e para nisur nga tradita e mirë e bashkëpunimit historik mes popujve tanë, e dyta, nisur nga fakti se problematika që trajtojnë RTSH-të tonë, në misionin e tyre për informimin dhe hartimin e  audiencave tona i kanë gjithnjë e më tepër fokusin, problematikat e dinamikat e zhvillimit të përbashkët.

Shkodra u zgjodh, jo vetëm si një nga qytetet që përmbledh në historinë e saj gjithë dinamikën e zhvillimeve të rajonit të Ballkanit por edhe popujve e vendeve tona fqinjë, ishte qyteti i pashmangshëm për të zhvilluar takimin e parë të drejtuesve të RTSH të rajonit tonë, sikundër qendra vendore audiovizive në Shkodër, është një prej më të rëndësishmeve që ka RTSH-ja, dhe tjetra si kryeqendra e kulturës, artit, dijes, bashkëjetesës, tolerancës, ishte stacion i pashmangshëm për këtë takim.

Në një botë në ndryshim, në realitetin e botës virtuale dhe mediave të reja online, rëndësia e transmetuesve publikë sot bëhet gjithnjë e më e madhe, për shkak se në të gjitha anketat dhe stadiumet shkencore për median, mediat publike dalin nën të gjitha rastet mediat më të besueshme, për popujt e  vendet që i ndjekin ato.

Ne do duhet të bashkojmë energjitë, forcat e pikat e përbashkëta të interesit për të rritur besueshmërinë tonë për të patur programe gjithnjë e më cilësore, me përmbajtje profesionale dhe për të arritur misionin tonë, për informimin, edukimin, dhe argëtimin e audiencave tona dhe popujve të vendeve tona. Gjithashtu, ne nuk jemi vetëm ndarje përsa i përket emërtimeve, por duke qenë pjesë historike e të njëjtës gjeografi dhe vijimësie të bashkëjetesës ndër shekuj, ne kemi sot më shumë se kurrë sfida të përbashkëta. Këto sfida përmbushen  jo vetëm përmes sasisë dhe cilësisë së programeve, por dhe ne përmbushje të disa sfidave të reja që ka sjellë kohë.

Disa prej tyre lidhen me sfidat teknologjike për digjitalizimin, por dhe me rritjen e identitetit tonë kombëtar përmes programeve tona dhe përmes të njëjtës shpejtësi dhe qasje për integrimet tona euro-atlantike”, u shpreh z.Peza.

Drejtori i RTCG, Boris Raonic: Marrëveshja në dobi të pakicave 

Marrëveshja e bashkëpunimit që u finalizua të premten mes tre radiotelevizioneve publike të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi është biseduar shpesh dhe nuk do të jetë vetëm në letër u shpreh drejtuesi i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Malit të Zi (RTCG).

Ne jemi këtu që të finalizojmë atë për të cilën kemi biseduar shpesh. Përveç tri vendeve tona, shpresojmë që edhe Maqedonia e Veriut do të na bashkëngjitet, sepse kemi shumë ura lidhëse mes nesh. Ne sot jemi këtu që të nënshkruajmë ato ura që do t’i shfrytëzojmë shumë më shpesh. Radiotelevizioni i Malit të Zi është i gatshëm që të gjitha kapacitetet e veta t’i vendosë në dispozicion të radiotelevizioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe shpresojmë që edhe ata të na ndihmojnë. Ne nuk kemi aq kapacitete sa të pasurojmë programin e pakicave me gjuhën shqipe, por pakica malazeze në Shqipëri përmes programit të Radiotelevizionit Malit të Zi do të ketë një dobi të madhe. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se pa shërbime publike nuk mund të jenë të mirinformuar sidomos në kohët e sotme kur përdoren platforma të ndryshme. Shpresoj që kjo marrëveshje e cila arrijmë sot nuk do të jetë vetëm në letër, por do të jetë në të mirën e të gjithëve“, u shpreh Boris Raonic, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Malit të Zi (RTCG).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.