RTSH sërish e madhe! Drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza, tregon sfidat e 2024-s tek “E diela jonë”

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, Alfred Peza, i ftuar në emisionin “E diela jonë” foli për punën, arritjet dhe objektivat për ta bërë RTSH-në përsëri të madhe.

Radiotelevizioni Shqiptar ofron për publikun mijëra materiale cilësore në dhjetëra kanalet e saj. Edicionet e lajmeve, të rejat nga sporti, emisionet argëtuese e informative, materialet e dedikuara për çdo komunitet, janë përditshmëria e personave që punojnë në medien publike të vendit.

Z. Peza u shpreh se një risi sivjet ka qenë studioja 360 gradë, e vetmja që mundëson ndryshueshmëri duke i dhënë pamje dhe vlerë çdo programi.

Është një koncept i ri televiziv dhe në dijeninë time është e vetmja studio në televizionet shqiptare që është 360 gradë video wall, led wall dhe nga ana tjetër me lëvizshmëri totale në disa nivele për të krijuar një fleksibilitet maksimal dhe për të arritur të shfrytëzohet në maksimumin e vet, për të bërë programe të cilat kur dalin në ekran janë të diversifikuara dhe duken si studio më vete, duke i dhënë vlera çdo programi.

Bashkëpunimi me profesionistet e RAI-t për këtë studio apo edhe për skenën e Festivalit të 62-të të Këngës dhe në projekte të tjera është një privilegj, por nga ana tjetër edhe një detyrim i yni për të rritur standardet.”

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm tha se objektivi është të arrijmë objektivin për ta ngulitur RTSH-në edhe në epokën digitale.

“Sapo kemi filluar projektin për ta bërë RTSH-në sërish të madhe edhe në epokën digitale. Aktualisht RTSH realizon 107 programe në radio e televizion dhe ky është numri më i madh i programeve të relaizuara, besoj ndër vite. Sfida jonë nuk është sasia, por fokusi ynë është cilësia e këtyre programeve në mënyrë që t’i ngremë standardet në lartësinë që meriton RTSH,” tha z. Peza.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.