RTSH zbardh agjendën e kryeministrit Edi Rama sot në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Bruksel. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani ka zbuluar detaje nga agjenda e Kryeministrit, ku Rama, pritet të takohet me presidentin e Këshillit Europian (KiE), Charles Michel si dhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Në orën 14:00 Kryeministri Rama do të pritet nga Presidenti  i  Këshillit Europian(KiE), Charles Michel ndërsa rreth orës 16 :00, agjenda parashikon të takohet me presidenten e Komisionit Europian (KE), Ursula von der Leyen”, u shpreh Shkodrani.

Qëllimi i kësaj vizite, thekson Shkodrani, është koordinimi i punëve të përbashkëta por dhe përthithja e financimeve që BE do akordojë për gjashtë vendet e BP.

“Shqipëria pritet të përfitoj një pjesë të rëndësishme të këtyre financimeve në formë e garantëve dhe kredive të buta që do të bëjnë të mundur zhvillimin e sektorëve strategjik” raporton gazetarja e RTSH-së.

Gjithashtu sipas asaj që transmeton gazetarja Shkodrenai, të pranishëm në Bruksel ndodhet dhe kryeministri i sapo zgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, të cilët dhe ata do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë.

Këto takime pune që mbahen në mënyrë periodike me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe drejtueseve të BE në përpjeke për të përafruar hapat e këtyre vendeve dhe anëtarësim të plotë sa më shpejt në BE.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur progres mjaft të ndjeshëm gjatë viteve të fundit për sa i takon përafrimit të legjislacionit me vendet e BE.

Kanë përfunduar disa nga kapitujt kryesor të përafrimit të legjislacionit

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.