Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Bruksel. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani ka zbuluar detaje nga agjenda e Kryeministrit, ku Rama, pritet të takohet me presidentin e Këshillit Europian (KiE), Charles Michel si dhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Në orën 14:00 Kryeministri Rama do të pritet nga Presidenti i Këshillit Europian(KiE), Charles Michel ndërsa rreth orës 16 :00, agjenda parashikon të takohet me presidenten e Komisionit Europian (KE), Ursula von der Leyen”, u shpreh Shkodrani.
Qëllimi i kësaj vizite, thekson Shkodrani, është koordinimi i punëve të përbashkëta por dhe përthithja e financimeve që BE do akordojë për gjashtë vendet e BP.
“Shqipëria pritet të përfitoj një pjesë të rëndësishme të këtyre financimeve në formë e garantëve dhe kredive të buta që do të bëjnë të mundur zhvillimin e sektorëve strategjik” raporton gazetarja e RTSH-së.
Gjithashtu sipas asaj që transmeton gazetarja Shkodrenai, të pranishëm në Bruksel ndodhet dhe kryeministri i sapo zgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, të cilët dhe ata do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë.
Këto takime pune që mbahen në mënyrë periodike me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe drejtueseve të BE në përpjeke për të përafruar hapat e këtyre vendeve dhe anëtarësim të plotë sa më shpejt në BE.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur progres mjaft të ndjeshëm gjatë viteve të fundit për sa i takon përafrimit të legjislacionit me vendet e BE.
Kanë përfunduar disa nga kapitujt kryesor të përafrimit të legjislacionit
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.