Ruajtja e vaksinës anti- covid / Xhabija: Në NJVKSH ruhet gjatë, në qendra shëndetësore vetëm 2 muaj
Teksa temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në popullatë po qarkullojnë disa tipe virusesh, për bluzat e bardha mbetet ende në focus mbrojtja nga covid-19. Në Shkodër aktualisht ka vetëm një lloj vaksine e cila ruhet në temperaturë -80 gradë, thotë kryevaksinatori Arben Xhabija.
Në këtë ambjent vaksina ruhet për shumë kohë, ndërsa pas tërheqjes nga qendrat shëndetësore ajo ruhet në temperaturë 2 deri në 8 gradë me afat 2 muaj. Apeli i drejtohet të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundje kronike që të mbrohen duke aplikuar një dozë shtesë të vaksinës omigron
Aktualisht interesi është tejet i ulët për vaksinën anti-covid. Por, sipas bluzave të bardha, kjo vaksinë mund të aplikohet në të njëjtën ditë me vaksinën e gripit duke krijuar kështu një mbrojtje më të madhe ndaj virozave përgjatë dimrit.